Beatrix Ramosaj përlotet nga befasia e fansave: Fjalët nuk mund të shprehin sa e bekuar ndihem

Beatrix Ramosaj mbetet një ndër ish-banorët më të përfolura të Big Brother VIP.

Këngëtarja e njohur e cila numëron mbi 678 mijë ndjekës në llogarinë e Instagramit ka marrë përkrahje të madhe nga ana e fansave edhe pas rrugëtimit të saj në shtëpinë e famshme.

Këtë e ka dëshmuar edhe në një postim që ka bërë së fundit teksa shihet e rrethuar me dhurata të cilat i mori nga ana e admiruesve të saj.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Në videon që shpërndau ajo shihte teksa hap dhurata ku gjendet një buqetë me lule disa dhurata të tjera dhe një letër dedikuar asaj.

Ajo falënderoi fansat për dashurinë duke thënë se ndahet e bekuar dhe e ka të mbushur zemrën plotë për shkak të tyre.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

“Fjalët nuk mund të shprehin sa e bekuar ndihem që kam fansa kaq besnikë. Kur isha në nivelin më të ulët, fansat e mi ishin engjëjt e mi. Ju dua shumë. Bota ime është më e bukur sepse ju jeni në të. Zemra ime është e mbushur tani. Faleminderit nga thellësia e zemrës për çdo minute të kohës tuaj që më dedikoni mua dhe të gjithë dashurinë pa kushte që më dhuroni! Ju dua tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e videos në të cilën shihet e përlotur dhe e emocionuar.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në BB VIP, Beatrix krijojë lidhje dashurie me aktorin e njohur Donald Veshaj, por dyshja u ndanë menjëherë pas spektaklit.

Ndërkohë, këngëtarja aktualisht është duke punuar për projekte të reja muzikore, kënga e saj e fundit është “Faj” që ishte dedikimi për ish-partnerin Donaldin. /Telegrafi/