Në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim është vendosur që Kryeministri i parë shqiptar në Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën 100 ditore para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 8 maj 2024 do të jetë Talat Xhaferi, kryetari aktual i Kuvendit.
Kryeparlamentari Xhaferi pritet që të marrë zyrtarisht detyrën e re historike më 28 janar 2024.
Me këtë Bashkimi Demokratik për Integrim do të plotësojë premtimin e saj duke thyer tabunë e emërimit të një shqiptari në krye të Qeverisë së vendit.


