Këshilltarët nga radhët e Bashkimit Demokratik në Kumanovë kanë reaguar pas mbajtjes së seancës së 11-të të Këshillit komunal të Kumanovës, revolta e tyre është në lidhje me votimin e disa pikave që sipas tyre pos shtrejtimit të taksave komunale, kky vendim paraqet shkelje të rëndë të sundimit të ligjit, informon tvfesta.live
Në seancën e 11-të të Këshillit komunal të Kumanovës, si rezultat i bashkëpunimit të koalicionit Aleanca për shqiptarët, Alternativa,Vmro-Dpmne, Levica dhe Për Kumanovën tonë – u sollën vendimet:
👉Kumanovarët të paguajë fatura më të mëdha për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave komunale në NP Pastrim dhe Gjelbrim.
👉Tregtarët do të paguajnë çmim më të lartë për 25% për marrjen me qira të tendave në Tregun e Gjelbër.
👉Qytetarët do të paguajnë një tarifë më të shtrenjtë për hyrjen në Pishinën e Mbyllur të Qytetit.
👉Sot jemi dëshmitarë të shkeljes së ligjit për urbanizëm, vetëm 30% mundësi ndërtimi në zonën A2 në Kumanovë!
Ky koalicion nacional i pushtetit lokal në Kumanovë nuk do të zgjidhë asnjë kaos në urbanizëm. Përkundrazi, me një Vendim të kundërligjshëm dhe prapaveprues që ata votuan, vetëm do të krijohen probleme të reja, sidomos për qytetarët e Kumanovës, si shfrytëzues dhe blerës të ardhshëm të banesave, të cilët do të duhet të paguajnë trefishin e çmimit për metër katror se sa aktuale. Vendimi është prapaveprues dhe paraqet shkeljen më të rëndë të sundimit të ligjit dhe është në kundërshtim me Ligjin për Urbanizëm.
Kjo falë koalicionit të turpit në mes Aleancës për Shqiptarët,Alternativa,Vmro-Dpmne, Levicës dhe sigurisht listës së Maksim Dimitrievskit.