BDI-ja i mban leksione opozitës, Sela të mësoj nga Ahmeti se si vlerësohen aktivistët!

Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar mënyrën skandaloze të zgjedhjes së krerëve të degëve.

Pas Tetovës, Sarajit, Shuto Orizares, ASH-ja ka zgjedhur kryesinë e Dibrës dhe Kërçovë, e për të njëjtët  degë vendosën jo më shumë se 10 persona.

Në këtë mënyrë, Aleanca e Selës ka vendosur që të mos i përfill anëtarët e thjeshtë, ata që i sollën vota dhe i dhanë forcë  partisë së udhëhequr nga Ziadin Sela.

Përdallim nga ASH-ja është Bashkimi Demokratik për Integrim që i vlerëson trupin e aktivistëve pasiqë në 10 degë ishin vetë anëtarët e kësaj partie që me votat e tyre në garë demokratike duke përdorur mënyrën një anëtarë një votë zgjodhi krerët e degëve.

E mënyra se si BDI-ja zgjodhi krerët e degëve u ka pëlqyer edhe analistëve e njohësve të rethanave politike. Ishte Visar Ademi ai që vlerësoi se opozita duhet të marrë leksion nga BDI-ja për mënyrën se si duhet zgjedhur kryetarët./indeks.mk/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet