Dega e Forumit Rinor nga Bashkimit Demokratik për Integrim në Stueniçan i ka reaguar kreut të komunës duke e akuzuar se po tenton të përfitojë pikë te qytetarët dhe po përvetëson projektet të cilat po ndërtohen nga Ministria e Arsimit me të cilin udhëheq kuadër i BDI-së.
“Pas paralajmërimit se Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Jeton Shaqiri do të vizitoj SH.F . “ Naim Frashëri” f. Maranë për të parë se deri ku kanë arritur punët me ndërtimin e sallës së sportit në f Maranë, kryetari komunës me bashkëpunëtorët e tij paska marrë turrin që sa më shpejtë ta vizitoj këtë shkollë. Që injoranca të jetë akoma më e madhe, zotriu në fjalë në postimin e tij thotë “ndërtojmë” para tabelës e cila është e vendosur para objektit dhe qartë shënon se ndërtues i këtij objekti është Minstria e Arsimit dhe Shkencës që udhëhiqet nga kuadri i Bashkimit Demokratik për Integrim”, thonë nga dega e FR BDI-së në Studeniçan.
Përpos kësaj, ata zbulojnë një skandal dhe shkelje të cilën po e bën Sadiki.
“Sa për informim të prindërve të f . Maranë ky që shitet se kujdeset për kushtet e arsimit fizik në këtë shkollë, bën shkelje të rëndë ligjore duke mos angazhuar arsimtarë adekuat për realizimin e orës së edukatës fizike. Të vetmin kuadër adekuat që ka pasur shkolla të angazhuar, është përjashtuar me direktivat e tij për t’ju siguruar vend ushtarëve partiak (të cilët as ai vet nuk e ka të qartë te cila parti t’i anëtarsoj)”, përfundojnë nga dega.