Bashkimi Demokratik për Integrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe skenarin e inskenuar sonte në sheshin Skenderbeu në Shkup.
Incidenti midis aktivistëve të VMRO, LEVICËS dhe Aliansës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre.
Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëlluan për VMRO DPMNE, ndërsa sot është funksionar i VMRO, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup.
BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje të incidenteve ndëretnike dhe dunës në protesta.
Forcat antieuropiane nuk do të ngadhnjejnë sepse vendi ynë është në NATO dhe qytetarët e duan Europën.