Të nderuar përfaqësues të mediumeve. Ju faleminderojmë për praninë tuaj në
konferencën për shtyp të thirrur nga dega e BDI në Gostivar.
Përmes mjeteve të informimit, ne sot i drejtohemi kryetarit të komunës, Arben Tarvari
me 5 pyetje dhe insistojmë të kemi përgjigje nga ana e tij.
Nën 1: Sa është rritur borxhi i komunës në shtatë vite qeverisje nga ana e juaj. Sa është
borxhi i tre Ndërmarrjeve Publike? Ne e dijmë sa është borxhi, por është mirë që
qytetarët e Gostivarit ta dëgjojnë nga ju? Tabela e transaprencës e vendosur para
komunës para 7 vitesh mbeti e fikur. Është koha të ndizet dhe të bëhet transaprenca!
Nën 2: Sa është numri i kontratava për punësime të përkohshme në komunë dhe
ndërrmarjet publike. Sa persona marrin rrogë dhe nuk shkojnë në punë. Ne e dijmë sa
është borxhi, por është mirë që qytetarët e Gostivarit ta dëgjojnë nga ju. Dhe derisa ka
me qindra kontrata fiktive, pse po vonohen rrogat e të punësuarve në Ndërmarrjet
Publike? Si shpjegohet fakti që rroga ka për punësimet fiktive e rroga s’ka për punëtorët
e higjienës komunale? Sa është numri i punësimeve fiktive që u bënë gjatë periudhës
pasi u shpallën zgjedhjet presidenciale e parlamentare?
Nën 3: Cilat janë kompanitë fiktive me nga një të punësuar që marrin milione euro
tender nga komuna. Ne e dijmë dhe pronarët e tyre i shohim çdo ditë duke të qëndruar
anësh, para apo mbas jush. Është mirë që ju të tregoni se për kë bëhet fjalë dhe në
çfarë raporti familjar jeni me ta?
Nën 4: Jeni kryetari i vetëm i komunës që ndërhyre në hapësirat e parkut të qytetetit
duke vendosur kiosqe e duke mundësuar ndërtime të larta. A është e vërtetë që të
ashtuquajturat garazhe në kate po përgatiten për qendra tregtare e banesa kolektive?
Nën 5: Në një paraqitje publike para disa javësh deklarove që brenda pak ditëve je
thirrur në Prokurori katër herë me radhë. Opinioni duhet ta dijë se për çfarë rastesh
prokuroria po të ndjek dhe të fton në bisedë informative.
Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, Gostivar
Rruga: S.Kostovski, 1230 Gostivar
– Presim nga kryetari i komunës të përgjigjet në pesë pyetjet tona. Të jep sqarime për
këto dilema që qarkullojnë në opinion. Nëse çdoherë thirret në transparencë,
transparencë është të përgjigjet në këto pesë pyetje. Këtë ua ka borxh qytetarëve të
Gostivarit me votat e të cilëve po menaxhon me taksat e tyre, dhe për çdo ditë ngallen
dyshime që këto taksa po keqpërdoren si asnjëherë më parë! Nëse Taravari nuk do të
përgjigjet, do të përgjigjemi ne duke prezantuar fakte e dokumente zyrtare për dilemat
që po ngrisim. Ka ende pyetje që në ditët në vazhdim do t’i drejtohen Taravarit për
keqpërdorimet që ndodhëm këto 7 vite nga ana e pushtetit të tij me Gostivarin. Nëse
Taravari është i sinqert me sovranin, atëherë le të përgjigjet në këto pyetje e populli
pastaj le të vlerëson.


