Bastisje në Kumanovë, arrestohet një person për posedim të kokainës

je (04.06.2023) në Kumanovë, zyrtarë policorë nga Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve pranë SPB Kumanovë kanë privuar nga liria F.I.(33) nga Kumanova.
“Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i është gjetur dhe konfiskuar kokainë”.
“F.I. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.
Hetimet për rastin vazhdojnë.