Azem Sadiku, kryetar i Studeniçani, po keqpërdor mjetet financiare të komunës për të rregulluar një rrugë në malësinë e Karshiakës.
Ky përfundim mund të nxirret nga një reagim në facebook nga “Zëri i Karshiakës”, ku banorët dyshojnë se Azem Sadiki gjithë këtë e bën për interes të vetin.
“Me mundësitë që kemi, po vazhdojmë të punojmë, po bëjmë meremetimin e rrugës nga Uji i Kuq për vendbanimet e Malësisë. Takuam njerëz të mirë, falënderojmë për muhabetin”, kështu kishte shkruar kryetari i Studeniçanit. Mirëpo, siç ka shkruar “Zërit i Karshiakës” në facebook, ku kanë nxjerrë edhe disa foto, banorët e Vërtekicës, Pagarushës, Gaberit, Majës Zezë, Ellovës i janë përgjigur:
“Ky zotriu me emrin “Haxhi” Azem, me dy kamiona tampon, don ta rregullojë rrugën që çon deri te villa e vet, kurse mundohet të manipulojë se kinse investon për vendet e malësisë së Karshiakës”.