BANKA BOTËRORE: ÇMIMET E LARTA – ARSYEJA LUFTA NË UKRAINË

Banka Botërore thotë se performansat ekonomike në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të jenë nën ndikimin e luftës në Ukrainë dhe si rezultat i rritjes së shpejtë të cmimeve të energjisë dhe ngadalësimit të rritjes globale. Në raportin më të ri të rregullt për Ballkanin Perëndimor thuhet se këto kriza shkaktojnë pengesa të dukshme përkundër rritjes gjatë këtij viti.

Inflacioni i lartë dhe rritja e çmimeve ka goditur xhepin e qytetarëve dhe bizneseve. Shkaktar kryesor për këtë, sipas raportit të Bankës Botërore është Lufta në Ukraninë dhe kriza energjitike. Ekonomistja e Bankës Botërore Sara Maxhareviq tha se kufizimi i marzhave është masë më e mirë se sa vendosja e çmimeve fikse tek produktet bazë ushqimore.

“Masa me kufizimin e marzhave është me e mirë sesa vendosja e çmimeve fikse tek produktetet ushqimrore. Pasi vendosja e çmimeve fikse mund të sjell deri te deficit tek produktet ushqimore. Me vendosjen e marzhave ulet çmimi i produkteve. Sidoqoftë ndikon importi i produkteve dhe këtë nuk mund ta anashkaloni pasi që këtu hynë edhe TVSH-ja, deklaroi Sanja Maxhareviq Shuster- ekonomiste e Bankës Botërore.

Bruto Prodhimi Vendor mund të arrijë deri në katër përqind në vendet e Ballkanit perendimor e me këtë edhe rritjen çmimeve dhe inflaconit.

“Mbështeja e qeverisë për grupet e cenueshme nga energjia është një hap i rëndësishëm, ndërsa masat duhet të jenë të destinuara në kohë në mënyrë që të shmangen rreziqet fiskale”, deklaroi Masimiljano Paoliçi-drejtor i BB-së për RMV dhe Kosovë.

Maqedonia e Veriut  përballet me inflacionin më të lartë ndonjëherë. Vendet e ballkanit perendimor përballen me hapësirë të kufizuar fiskale, rritje të borxhit publik dhe rritje të kostove të financimit e kjo sipas Bankës Botërore mund të rregullohet me mbështetjen fiskale ku duhet të alokohet tek amvisërittë dhe kompanitë.

Ky është prezantimi i edicionit të 22 të serisë së raporteve për gjendjen e ekonomive në vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Bosnja e Hercegovinë, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet