Shqiptarët tashmë janë një faktor kryesorë i politikës në Ballkan. Këtë e dëshmojnë pozicionet politike që kanë përfshirë tre kryeministra dhe një zëvendëskryeministër dhe së shpejti kuptohet edhe kryeministri i katërt shkruan TetovaSot.
Në Ohër në ndërkohë është duke u mbajtur Samiti i Ballkanit të Hapur që po i bashkangjiten edhe vende të reja në këtë projekt të madh që bashkon popujt e këtij territori që në të kaluarën ka qenë plotë kontradikta dhe konflikte.
Ballkani i hapur e projekton të ardhmen e përbashkët, paqën dhe progresin ekonomik me vendeve dhe që një projekt i tillë tashmë po mbështetet edhe nga faktorë të rëndësishëm sic janë SHBA dhe Bashkimi Evropian përcjell Tetovasot.
Në këtë “Mini Europë” të Ballkanit ajo që bie në sy është unifikimi i faktorit politik shqiptarë. Për momentin është vetëm Kosova ajo që duhet të bashkohet në Open Ballkan ndërsa benifitet e këtij projekti do ti marrin gjithë qytetarët e këtyre vendeve.
Në Samitin e sotëm ajo që bie në sy është përqafimi vëllazërorë mes Artan Grubit, Edi Ramës dhe Dritan Abazovicit. Kjo jo vetëm për faktin se ata janë shqiptarë, por po e ngrejnë në një nivel tjetër komunikimin politik, ku përçojnë mesazhe uniteti dhe janë një shpresë se politika e së ardhmes është në duar të sigurta.
Shqiptarët përmes Open Ballkan janë jo vetëm përfitues të mëdhenj, por njëkohësisht edhe faktorë shumë i rëndësishëm në zhvillimin e politikave ekonomike dhe jo vetëm.
Më në fund kemi një klimë uniteti mes faktorit shqiptarë në hapësirat e Ballkanit që u dëshmua edhe nga takimet vëllazërore mes Ramës, Grubit e Abazovicit.
Kjo bëhet edhe më e fuqishme për vetë faktin se SHBA-të e përkrahin iniciativën Ballkani i Hapur, gjë që e konfirmoi Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar gjatë samitit të Open Balkan, të mërkurën.
“Ka shumë mundësi për integrime, liderët të kërkojnë mënyra për iniciativa të reja. Duhet të ketë plan për zhvillim institucional, përparësi është rritja ekonomike, kushte për investitorët, përkrahje për qeveritë, zhvillimi i institucioneve që mundohen të shmangin pagesën e tatimeve. Liderët të bashkëpunojnë me interes për tregun e përbashkët. Nuk është projekt politik, por projekt ekonomik. E rëndësishme është të ngelet ekonomik. Mund të mbështeteni tek ne. Do ju ndihmojmë për kalimin kufitar me teknologjitë më të larta dhe mbështetje për luftën me pastrimin e parave”, u shpreh Escobar