Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti po merr pjesë në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër, përcjell TV21. Ahmeti ka realizuar drekë pune me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Kreu i integristëve në takim është shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.