Një burrë nga Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se që nga 3 janari i këtij viti, vajza e tij është zhdukur.
Sipas njoftimit të Policisë, vajza e ankuesit ka dalë nga shtëpia e motrës së saj, ku i ka lënë katër fëmijët dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.


