Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se produkti Balance+ produkt i qumështit të fermentuar është duke u tërhequr për faktin se është dërguar një sasi e cila nuk ishte e destinuar për tregun maqedonas dhe ka koncentrim jo konsistent të aflatoksinave, që sipas rregulloreve maqedonase paraqet rrezik potencial ndaj shëndetit të njeriut.

“Jemi në tërheqje të paketave me numër serie/lot: 28.11.22, pra afat deri më 28 nëntor.

Numri Serial/Lot: 28.11.22

Data e skadencës: 28.11.2022

AUV rekomandon që konsumatorët që kanë blerë produktin e mësipërm me numrin serial të treguar, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë.