Ligji i ri për legalizimin e objekteve pa leje është shumë më i rreptë krahasuar me ligjin e vitit 2011, për legalizim me një euro.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë për disa muaj, që Ministria e Transportit dhe Lidhjeve përgatit ligj për legalizimin e objekteve pa leje, përkatësisht ligj për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.
Një vit më parë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve përgatiti një ligj dhe e dorëzoi në Qeveri. Qeveria miratoi ligjin e dorëzuar nga ministria dhe e dërgoi të njëjtin për votim në Kuvend.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 11 maj 2021 votoi ligjin për legalizimin e objekteve pa leje të propozuar nga Ministria e Transportit, me mbështetje nga deputetë edhe të pushtetit edhe të opozitës. “Pro” kanë votuar 72 deputetë, tre ishin “të përmbajtur”, ndërsа pesë “kundër”.
Ish-kryeministri, Zoran Zaev, fillimisht pat thënë se Qeveria do të vazhdojë me diskutim dhe përmes ekipeve profesioniste në Qeveri, të shkojnë një hap më tej në specifikimet më të hollësishme të legalizimit në parqet nacionale dhe zonat e mbrojtura.
Por, më 29 maj Qeveria, në bazë të raportimit të aktiviteteve të realizuara dorëzuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve solli Vendim për tërheqje të Ligjit për përcaktim të statusit juridik të objekteve pa leje.
Pas kësaj, Ministria e Transportit përgatiti ligj të ri, pas propozimeve të mbledhura nga partitë politike, asociacioni i arkitektëve, shoqata qytetare, qytetarë të rëndomtë…
E gjithë puna e legalizimit ka filluar në vitin 2011 kur Qeveria e atëhershme miratoi Ligj për legalizimin e objekteve pa leje. Afati për legalizim në vitet e kaluar disa herë është shtyrë dhe janë fituar mundësi të reja për legalizimin e objekteve