ASH drejt fatit të PPD-së dhe PDSH-së?!

Koment TetovaSot

Kongresi i partisë opozitare në rënie mbaroi.Se kush do zgjidhej u kuptua shumë ditë më herët.Jashta mbetën ata që e themeluan këtë parti, ata njerëzit e vërtetë që deshtën të ndryshonte dicka.Deshtën ndryshimin që kur u shkëputën nga PDSH-ja si një Lëvizje për reforma brenda asaj strukture që gjithnjë shënoi humbje deri në aktin e kryer të një partie që tashmë po shkon drejt fatit të PPD-së.
Por ASH tashmë në ditët e errëta politike që e presin po shkon drejt fatit të PPD-së dhe PDSH-së.Ajo nuk ka më për tu ringritur kurrë sepse edhe fakti se kush ka dalë parti e dyta te shqiptarët nuk ka arritur më të jetë fitues kurrë dhe ka shkuar drejt shuarjes.
E keqja e një Kongresi të orkestruar me figura të njëjta që i bëjnë amin liderit , është se ajo nuk do jetë më zëri i shqiptarëve .Ajo do jetë zëri i ca individëve që ditën flasin për shqiptarët dhe natën shkojnë bëjnë ortakëri me Mickovskin dhe Apasievin.
Sado që Sela për të cilin të gjithë menduan se është politikani i së ardhmes, tashmë ai është më keq se paraardhësi i tij që të paktën ishte origjinali në atë si vepronte dhe si drejtonte partinë me gjithe gabimet e tij.
Sela e tregoi se nuk është i denjë edhe në betejën e përbashkët opozitare kur e tha prerë se nuk do bashkëpunonte para zgjedhjeve , por pas tyre me partitë tjera opozitare.
Ai e tha këtë me një lloj ” force” lideri pa e kuptuar se partia e tij ka një rrënie të skajshme ndërsa opozita e drejtuar nga Bilall Kasami ka ngritje të madhe në zgjedhjet e fundit lokale .
Sela duke e ditur se BDI-në nuk do ta mund kurrë , qëndron në kreun e partisë së individëve me bindjen e fitores së VMRO-së që të jetë pjesë e ekzekutivit por edhe duke dashur ta mbajë të përcarë opozitën që të mbetet i dyti si forcë politike.
Sela i ” politikave të mëdha nacionaliste” flet për kauza të mëdha shqiptare në ndërkohë që atij i ka dalë kontrolli cdo gjë duke nisur nga vetë partia e tij që po e drejton tashmë mes tij dhe klaneve që duan të mbetet ai lideri sepse edhe ata do kenë benifitet e tyre qoftë edhe duke qenë opozitë.
Sela flet për përqindjen e shqiptarëve por ai nuk e di më përqindjen e partisë së tij e cila në anketat e fundit është shumë dëshpëruese .

Ky peng i opozitës po i jep komoditet partisë shqiptare që edhe po të dojë ta lërë vetë qeverinë, nuk e lënë të humbin politkanët e posteve të përjetshme që e mbajnë partinë me grusht të fortë duke mos lejuar askush t’ua rrënojë kalanë përbrenda.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet