Asani: Arsovska nuk e mbrojti bredhin e Nenë Terezës por e copëtoi!

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Skender Asani sot përmes një konference për shtyp në qendrën e Shkupit ka reaguar ndaj prerjes së drurit që u rrëzua nga moti i ligë, e që ishte mbjellur personalisht nga Nënë Tereza. Asani thotë se druri ka mundur të shpëtohet dhe se autoritetet me kohë janë paralajmëruar për këtë.

“Shpresonim se kyetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, do ta merr seriozisht apelin tonë për të mbrojtur këtë bredh të rrallë, por kjo nuk ndodhi. Në vend se të ruhet nga dëmtimi i mëtejm, bredhi u pre dhe u copëtua në disa pjesë nga NP “Parqe dhe Gjelbërime”. Kjo Ndërmarrje Publike e Qytetit të Shkupit, pa përfillur fare kërkesat dhe sugjerimet tona profesionale, ka cënuar vrazhdë elementin historik e kulturor të trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Terezë, për arsye se përpos që bredhi ishte mbjellë nga vet dora e Nënës Terezë, ai shënjonte edhe vendodhjen ku ishte edhe shtëpia e saj e lindjes”, deklaroi mes tjerash Asani. /21TV

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet