Bashkimi Demokratik për Integrim deri mandatari i qeverisë teknike Talat Xhaferi ka propozuar kuadrot për të qenë pjesë e qeverisë e cila për herë të parë në historinë e Maqedonisë do të udhëhiqet nga shqiptarë.
Me këtë rast Artan Grubi në profilin e tij Facebook ka shkruar:
Krenar që bashkë me Fatmirin, Bujarin, Kreshnikun dhe Jetonin, si dhe Nazimin, Agimin dhe Bekimin, jemi propozuar si pjesë e Kabinetit historik të Kryeministrit të parë shqiptar, Talat Xhaferi, nën udhëheqjen misionare dhe vizionare të rilindasit të fundit të kombit shqiptar, ALI AHMETI.
Kur guxuam, ia dolëm, kur ëndërruam, realizuam, kur besuam, punuam, kur u tha, u bë!





