Artan Grubi: Fronti Europian po krijohet, rruga jonë drejt Europës do të vazhdojë fuqishëm!

Akti i nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes së koalicionimit mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lëvizjes Populli është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm i bashkimit të forcave progresive për të ruajtur përcaktimin properëndimor të vendit.

Ky front që padyshim se do të zgjerohet, do të jetë përgjigje e qartë refuzuese ndaj Rusisë dhe tentativave të saj destruktive të dezorientimit dhe destabilizimit të vendit.

T’i themi bashkë JO Rusisë, PO Europës!
Bëhu edhe TI pjesë e Frontit Europian!

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet