Arta Nitaj rikthehet me paraqitje atraktive në rrjete sociale duke vënë në pah linjat trupore

Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, është rikthyer në qendër të vëmendjes me paraqitjen e radhës që ka bërë në rrjete sociale.

Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra ndjekës vetëm në Instagram, duket në formë të mirë në një nga daljet e fundit.

Ajo shfaqet e veshur me një kostum në formë të xhinseve të kombinuar me një këmishë të bardhë.

Arta Nitaj (Foto: Instagram)

Teksa ka vënë në plan të parë linjat trupore, ajo është komentuar në masë të madhe për dukjen atraktive.

Kjo ka bërë që të marrë reagime të shumta nga miqtë e ndjekësit, kryesisht pozitive.

Nitaj përndryshe ka kohë që i ka munguar ekranit me ndonjë projekt të ri.

Ajo po vazhdon të jetë më e fokusuar në jetën personale, udhëtimet e modelingun. /Telegrafi/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet