Nga shërbimi për informim i qytetit të Shkupit përmes një njoftimi me shkrim kanë informuar opinion se Kosana Mazneva është emëruar drejtore e re Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale-Shkup”, në vend të kuadrit të Aleancës të emëruar kohë më parë nga Ziadin Sela dhe Arben Taravari.
Derisa kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska me hapa konkret në dëm të partnerit të saj të koalicionit kryetarët e partive opozitare shqiptare Bilall Kasami dhe Arben Taravari për të bërë edhe më të madhe këtë situatë nëpër media të ndryshme kanë deklaruar se drejtorët e VMRO-DPMNE-së janë kuadro më të mirë se ata shqiptar!
Kujtojmë se drejtorët e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë të mos preken nga kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe nga kryetari i Gostivarit, Arben Taravari.
Edhe pse tashmë ka kaluar 1 javë nga shkarkimi i drejtorit të Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi-Koka, nga Besa dhe Aleanca ende nuk kanë reaguar aspak në adresë të këtij vendimi të VMRO-DPMNE-së, e cila pa pyetur askënd, e në veçanti partnerin e koalicionit, Aleancën e Ziadin Selës dhe Arben Taravarit, shkarkoi nga pozita Zudi Enuzin.