MInistria e Punëve të Brendshme njoftonë se dje (27.07.2022) në ora 02:30 minuta nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Tetovë nga liria është privuar H.E. (37) nga f. Reçicë e Vogël.
Në të vërtetë, në udhëkryqin ndërmjet rrugëve “108” dhe “168” në Tetovë, gjatë kontrollit tek ai, është gjetur marihuanë dhe 25 paketime me kokainë.
H.E. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 215 të Kodit Penal.