Arrestohet 24-vjeçarja nga Kumanova, dyshohet për vjedhje

Ministria për Punë të Brendshme njofton se ka arrestuar një 24-vjeçare nga Kumanova përshkak se ka kryer vjedhje në një pronë private.
“Më datën 16.10.2022 në ora 16:55 minuta, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë arrestuar M.Z. (24) nga Kumanova. Ajo dyshohet se pak më herët ka kryer vjedhje në pronë private në rrugën “Stevo Filipoviq”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga MPB njoftojnë se mjeti i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit, kurse ajo është në mbajtje në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet