Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohet se ofruan lokale për prostitucion

Dy femra dhe një mashkull, kosovarë, kanë përfunduar në pranga, pasi të njëjtët dyshohen të kenë ofruar lokale për prostitucion.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

“Si prova materiale gjatë kontrollit në një lokal janë konfiskuar: një telefon dhe 60 €”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Mundësim ose detyrim me prostitucion”.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet