Arbër Ademi në Kroaci: Maqedonia e Veriut i ka përmbushur plotësisht rekomandimet e Bashkimit Evropian

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, deputeti i BDI-së, Arbër Ademi ka qëndruar për vizitë dy ditore në Republikën e Kroacisë.

Ademi ka zhvilluar takime me shumë zyrtarë të lartë të shtetit kroat, përfshi edhe Ministren e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të BE-së, Natasha Tramishak.
Në fokus të takimeve, tema kryesore ka qenë procesi integrues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Deputeti Ademi ka vlerësuar lartë mbështetjen e shtetit kroat dhe me të gjithë është dakorduar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

“Maqedonia e Veriut i ka arritur dhe përmbushur plotësisht rekomandimet e Bashkimit Evropian. U dakorduam se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe Evropës në tërësi” – ka theksuar Ademi gjatë takimeve në Republikën e Kroacisë.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet