Apple kurseu rreth 6.5 miliardë euro me largimin e karikuesit dhe EarPods nga kutitë e iPhone

Kur analisti i TF International Ming-Chi Kuo u tha klientëve në qershor të vitit 2020 se seria e iPhone 12 nuk do të përfshijë një karikues ose EarPods brenda kutisë, konsumatorët mbetën të habitur.

Sigurisht, Apple u përpoq të fshihej pas qëllimit për të qenë miqësor me mjedisin dhe vuri në dukje se duke zvogëluar madhësinë e kutive me të cilat vjen iPhone, 70 për qind më shumë pajisje mund të vendosen në një paletë transporti.

Heqja e karikuesit dhe EarPods nga kutia e iPhone lejoi që 70 për qind më shumë pajisje të vendoseshin në një paletë.

Më shumë kuti në një paletë do të lejonin Apple të dërgonte më shumë telefona tek përdoruesit në të njëjtën kohë.

Si rezultat, përdorimi i kutive më të vogla do të lejonte Apple të reduktonte emetimet vjetore të karbonit me 2 milionë tonë metrikë, tha kompania. Kjo është e barabartë me heqjen e 500 mijë veturave nga rruga.

Sipas Daily Mail, duke eliminuar karikuesin dhe EarPods nga kutia, Apple ka kursyer gjithsej 6.5 miliardë euro deri më tani.

Por Apple nuk e uli çmimin e celularëve të saj kur hoqi aksesorët nga kutia e iPhone.

Në të njëjtën kohë, shumë blerës të iPhone që dëshironin të karikonin shpejt iPhone-ët e tyre kishin vetëm adaptorët 5W që vinin në kutinë me modelet më të vjetra dhe u detyruan të shpenzonin 19 dollarë për një karikues 20 W dhe 19 dollarë të tjerë për të zëvendësuar EarPods. /Telegrafi/