Anketa e IRI-t: BDI kryeson tek blloku politik shqiptar në RMV

Anketa më e re e realizuar nga Instituti Republikan Internacional (IRI) e publikuar sot, bën të ditur përkrahjen e partive politike në Maqedoninë e Veriut dhe peshën e tyre tek elektorati si në bllokun politik maqedonas ashtu edhe tek blloku politik shqiptar, njofton indeks.mk

Sipas të dhënave nga anketa e realizuar prej institutit Amerikan, IRI, nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohëshme në bllokun politik shqiptar Bashkimi Demokratik për Integrim ka përkrahje prej 7% të elektoratit të përgjitshëm.

Pas BDI-së në bllokun politik shqiptarë e dyta renditet Aleanca për Shqiptarët me 2% më pak se BDI-ja ose 5% të elektoratit të përgjithshëm.

Lëvizja Besa është partia e tretë pas BDI-së dhe Aleancës me 4% të elektoratit të përgjithshëm dhe menjëherë pas Lëvizjes Besa, vjen Alternativa me 1% të elektoratit të përgjithshëm.

Përdallim nga blloku politik shqiptar, ndryshime drastike ka në bllokun politik maqedonas.

VMRO-DPMNE-ja sipas kësaj ankete është partia e parë në bllokun politik maqedonas me 19% të elektoratit të përgjithshëm dhe pas saj vjen Lidhja Social Demokrate me 11% të elektoratit.

Partia e tretë në bllokun politik maqedonas sipas IRI-t amerikan është “Levica” e cila sipas anketës gëzon mbështetjen e 6% të popullatës maqedonase.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet