Kolumnisti i gazetës Koha, Daut Dauti ka kundërshtuar qëndrimin e akademikes Katica Qullafkova që para disa ditësh deklaroi se gjithçka që kanë nënshkruar individët, një ditë do ta shlyejë populli!
“Një fjalë e madhe me patos patriotik, s’do mend, nga gojë e një akademikeje të brengosur për fatin e shtetit dhe popullit të vet. S’është Katica Qullafkova as e para, as e fundit që thotë fjalë të mëdha dhe që popullin, atë popull të gjorë që shpesh e kanë “bombarduar” me lloj-lloj frikash, në kontekst të kompromisit me Bullgarinë. Me qëndrimet fataliste, sipas tyre, tash e tutje më s’do të ketë as popull maqedonas, as gjuhë maqedonase, ndryshe nga deklarimet e qeverisë dhe përfaqësuesve evropianë që pohojnë të kundërtën.”, ka shkruar Dauti në kolumnën e fundit në gazetën Koha.
”Ata që kanë iluzione, si akad. Katica Qullafkova, që një ditë të fshijnë “nënshkrimet” e individëve, mund dhe ta provojnë dhe t’i japin vendit një orientim tjetër nga ky properëndimor. Natyrisht, nëse vërtet e kanë përkrahjen e popullit, siç e kanë gojën plot me të! Të shpresojmë se edhe kjo marrëveshje do të mbyllet si ajo me Greqinë, kur qenë ruajtur gjuha dhe identiteti maqedonas, dy çështjet të cilat i ka problematizuar opozita maqedonase atëherë dhe tash”, përfundon Dauti.