Amerika dhe Europa janë “PRO” propozimit francez

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes.

Ne kemi mbështetur prej kohësh të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE dhe tani shohim një rrugë për ta çuar atë përpara, ka theksuar më tej në postimin e saj ambasadorja amerikane.

“SHBA mirëpret debatin në Maqedoninë e Veriut për propozimin e rishikuar të BE-së për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, duke njohur rëndësinë e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Ne kemi mbështetur prej kohësh të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE dhe tani shohim një rrugë për ta çuar atë përpara”, ka shkruar ambasadorja amerikane në vend, Byrnes.

Edhe euro-ambasadori në vend David Geer, ka përshëndetur procesin dhe rrugën europiane të vendit me shpresë që tashmë hapja e rrugës për negociata do jetë e shpejtë me anëtarësimin e vendit në BE.

Duke përshëndetur konsultimet e vazhdueshme të propozimeve të rishikuara të paraqitura nga presidenca franceze. Duke shpresuar se i gjithë procesi do të jetë i frytshëm, duke hapur rrugën për negociatat e anëtarësimit në BE të Maqedonisë së Veriut. Është e qartë: referimi i gjuhës maqedonase në kornizën negociuese është i pakualifikuar, ka shkruar kështu euro-ambasadori Geer.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet