Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga foltorja e Kuvendit në të cilën nga mëngjesi po zhvillohet seancë në të cilën kërkohet votëbesimi për kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë se kjo është një mënyrë se si opozita të tërheq vëmendjen.
“Me keqardhje, po përcjell prononcimet e partive politike, ja ndryshuan emrin Bujar Osmanit në Bugar Osmani. Ne po punojmë, ky është shteti jonë. Problemet nuk u zgjodhën në luftën e parë botërore, bashkë kombasit e mijë shqiptarë dhe bashkëvendasit e mi u nënshtruan. Zoti Xhaferi ka hy në mision. Po edhe Bugar Osmani që ja keni ndryshuar emrin ka një mision.”
Ahmeti deklaroi se zyrtarët e BDI-së nuk kanë hyrë në këtë garë për grada.
“Mëshumë se kurë na duhet të punojmë bashkë, janë momente që vendoset për paqë. Zero probleme me fqinjët. Sot Edi Rama na tha vëllezër të dy palëve, jo vetëm shqiptarëve. Këtu nuk punohet me standard të dyfishta, por punohet për të ndërtuar të ardhme.