Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se edhe një detyrë tjetër është kryer me sukses në vendin tonë. Përdorimi i gjuhës shqipe në uniformat e policisë së shtetit u miratua sot nga Qeveria e RMV-së.
“Qeveria miratoi ndryshimet në Dekretin që formalizon përdorimin e gjuhës shqipe edhe në uniformat e policisë.