Ali Ahmeti merr pjesë në Akademinë solemne “Dita e Plisit”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, i shoqëruar nga ministra, deputetë dhe funksionarë të tjerë, do të marrë pjesë në Akademinë solemne “Dita e Plisit”, kështu njoftojnë nga BDI.

Akademia do të mbahet në Teatrin Shqiptar në Shkup, me fillim në ora 15:00. Akademia mbahet me rastin e 17 shkurtit, Pavarësisë së Republikës së Kosovës.