Ali Ahmeti mbështet fushatën “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, Mahmuti: Qofsh i nderuar lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka mbështetur fushatën e Bardhyl Mahmutit dhe Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që ai drejton, për të përcaktuar lulëkuqen me katër petale si simbol unik të përkujtimit të viktimave të gjenocidit që shkaktoi Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Për këtë mbështetje, Mahmuti përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook është shprehur mirënjohës ndaj kreut të BDI-së Ali Ahmetit.

Ai, Ahmetin e ka quajtur lider të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut teksa mbështetjen e tij si një veprim shumë domëthënës.

“Një falënderim i veçantë për liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, mikun dhe bashkëveprimtarin tim, z. Ali Ahmeti!
Përkrahja jote është tepër domethënëse!
Qofsh gjithmonë i nderur, miku im!”, shkruan Mahmuti.https://www.facebook.com/bmahmuti1/posts/6327332663957744

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet