Në konferencën në të cilën zbuloi emrat e kryetarëve të rinj të degëve të zgjedhur me metodën, një anëtar një votë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti foli edhe për protestën e djeshme të opozitës.
Ai foli për flamujt rus të cilët u shpalosën në atë protestë nga ana e personave që kanë afërsi me Vlladimir Putinin dhe tha se koalicionimi me forca të tilla dhe me Levicën nuk i bëjnë nderë opozitares VMRO-DPMNE.