Aktivisti i ASH-së: Do e ndjek koncertin e BDI-së

Askush smund të ndalojë festat e shqiptarëve. Me 4 qershor do të ketë festë të madhe në Tetovë. I madh e i vogël, BDI apo ASh, PDSH apo BESA, AAA apo çfardo ngjyre politike do të festojnë së bashku për të treguar se këto 20 vite çështjet shqiptare kanë përparuar dhe shqiptarët në Maqedoni ndjehen të zotët.

Një aktivist i ASH-së përkundër vendimit partiak që nuk do të marrin pjesë në festën e madhe të BDI-së në 20 vjetorin e saj, ka vendosur që të gjithë festën ta shikoj përmes celularit.

“Në koncertin e BDI-së nuk do të shkojë, ama prej në telefon do ta shoh” ka shkruar një aktivist i flaktë i ASH-së.

Ky i ri i cili nuk bën paragjykime partaike ëndrrën e ka tek rinia, tek gëzimi dhe zhvillimi çështjeve shqiptare që kanë përparuar këto 20 vite nga 2002 e deri sot, andaj do ta shikojë festën në celular.

Ndryshe me 4 Qershor në Tetovë do të këndojnë këngëtarë të estradës shqiptare si: Tayna, KIDA, Nora, Getuari, Bardhi dhe S4MM./TS/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet