Aksion pastrimi në Tetovë, Kasami: E fillova nga shtëpia ime se e kam bë bërllog

Në komunën e Tetovës sot është organizuar aksion për pastrimin e qytetit, por kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami e filloi këtë aksion që nga shtëpia e tij që le për të nënkuptuar që shtëpia e tij është e papastërt.

Madje disa metra larg objektit të Komunës ka një depo të madhe të mbeturinave, disa nga të punësuarit aty parkojnë për çdo ditë makinat e tyre dhe shkojnë në punë.

E fillova nga shtëpia ime, nga Çarshia e Epërme, bashkë me qytetarët filluam pastrimin e qytetit tonë, për t’u takuar në destinacionin tjetër atë në “Bllagoja Toska”. Pastrimi i qytetit fillon nga oborri ynë! Vazhdojmë me destinacionet e tjera për të krijuar një ambient të pastër në tërë qytetin tonë…

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet