Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin pranë Katedrales Ortodokse në Shkup.
Siç shihet edhe në video, vetura është përmbysur dhe ka përfunduar në trotuarin e këmbësorëve.
Shkak për këtë aksident duket të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte automjeti.
Policia ndodhet në terren dhe po heton për rastin në fjalë, ndërsa për momentin nuk raportohet të ketë të lënduar


