Akademiku Tamash: Vladimir Putin tashmë i zotëron vendimet e Qeverisë aktuale në Serbi

Anëtari i Akademisë Kombëtare të Shkencave dhe Arteve të Ukrainës dhe profesori në pension i Fakultetit Filozofik në Novi Sad, Julian Tamash është shprehur se Rusia i ka përvetësuar prej kohësh vendimet e Qeverisë aktuale serbe dhe se ruajtja e imazhit të Vladimir Putinit në Serbi ka vazhduar që nga ardhja e Aleksandër Vuçiqit në pushtet.

Akademiku Tamash, i cili është edhe fituesi i Kartës së 55 themeluesve të Ukrainës së pavarur, në një intervistë për Al Jazeera është shprehur se lidhja e Serbisë me Rusinë dhe Kinën nuk është vetëm pjesë e emocioneve.

“Si në Rusi dhe në Kinë, strukturat qeverisëse janë të rrethuara nga manjatë shumë të korruptuar dhe kjo favorizon Qeverinë aktuale [në Serbi] që të pasurohet në mënyrë përrallore”, është shprehur Tamash.

Ai tha se mund të bëhet një paralele midis sulmit të Hitlerit ndaj Polonisë dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

“Hitleri mashtroi detyrimet e tij kontraktuale me Stalinin dhe tani Putini ka mashtruar Perëndimin dhe ka sulmuar vëllezërit e tij sllavë, pavarësisht se Rusia, së bashku me Perëndimin, i garantuan Ukrainës paqen nëse ajo dorëzon armët e saj bërthamore”, tha ai.

Anëtari i Akademisë Kombëtare të Shkencave dhe Arteve të Ukrainës dhe profesori në pension i Fakultetit Filozofik në Novi Sad, Julian Tamash

Tamash ka shtuar se qëllimi i Putinit është i thjeshtë, të mos ekzistoj Ukraina si shtet, as kombi ukrainas me gjuhën dhe kulturën e vet.

“Hitleri i urrente hebrenjtë dhe sllavët ashtu dhe Putini po vret brutalisht vëllezërit sllavë. Në të njëjtën kohë, ai pret që viktimat të pranojnë të jenë rusë. Vërtetë është shumë i çmendur”, ka shtuar Tamash.

Akademiku ka kujtuar se që nga fillimi i shekullit të XVIII-të, ukrainasit kanë luftuar për identitetin e tyre gjuhësor dhe kombëtar dhe se ata kanë qenë të ekspozuar ndaj “represionit perandorak, të Stalinit dhe tani të Putinit”.

“Nga njëra anë, epërsia ushtarake dhe kanibalizmi i Rusisë dhe nga ana tjetër buka, nafta dhe gazi për një jetë më të mirë për perëndimorët. Nëse është kështu, atëherë nga te dyja palët kjo është e mjerë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/