Ajdari: Universiteti i dytë shqiptar po rritet dhe modernizohet

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari në një prononcim për indeks.mk ka folur për vendimin që Kuvendi morri për rritjen e Universitetit Nënë Tereza i cili është universitet i dytë në RMV në gjuhën shqipe.

Ajdari deklaroi se me zgjërimin fitojnë studentët dhe gjeneratat e reja të cilët do të kenë mundësi të studiojnë në programe të reja dhe innovative në gjuhën amtare në kryeqytet.

Shtoi se universiteti në fjalë gjithnjë po rritet dhe po shkon drejtë modernizimit.

Ajdari tha se Universiteti “Nënë Tereza” është i gatshëm për të nxjerë kuadro të përgatitura e profesionale të cilët në të ardhmen do të kontribuojnë për të mirën e vendit.

Ajo pohoi se e gjithë kjo bëhet falë angazhimit të madhë të intelektualëve po edhe angazhimit të pashoq të Bashkimit Demokratik për Integrim, e cila si parti ka arritur ti zyrtarizojë dy universitete në gjuhën shqipe në RMV.

Ndryshe, me vendimin e djeshëm, Universitetit “Nënë Tereza”, i shtohen edhe tre fakultete edhe atë,

– Fakulteti Juridik;

– Fakulteti Ekonomik;

– Fakulteti i Shkencave Humane.

 

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet