“Ai cast frymëzimi”, është vepra më e re e shkrimtarit dhe publicistit Daut Dauti. Ndryshe nga veprat e deritashme në prozë dhe poezi, ky autor kësaj radhe vjen me një përmbledhje vështrimesh letrare dhe recensione për libra dhe vepra kinematografike.
Tema bosht të librit janë “KEQKUPTIMET” E KADARESË ME “LETËRSINË KOSOVARE”, BORXHI DHE PENGU I PËRJETSHËM I BEKIMIT”( FEHMIUT) për të luajtur role në gjuhën shqipe, “AKTORËT PËR VETEN DHE TË TJERËT PËR TA(për monografitë e Fahri Musliut kushtuar aktorit Bekim Fehmiu, monografite e Bajrush Mjakut dhe kujtimet e Çun Lajçit) dhe “LIRIKU I SHQETËSIMEVE TË KOHËS MODERNE(për motivet poetike të shkrimtarit të ndjerë Sabri Dautit).
Në liber Dauti boton edhe recensionet për veprat e disa autorëve, siç janë romani i Luan Ramës, poezia “Poçari” e Dritëro Agollit, Ditarët e Fejzi Bojkut, romani i Ismail Arsllanit, libri publicistik I Xhelal Nezirit etj. Përveç temave të tjera për fenomene sociokulturore, siç janë keqpërdorimi i kinematografisë për propagandë serbe, pastaj figura si Bregoviqi, Kusturica e Ballasheviqi kundrejt shqiptarëve, rishkrimi i historisë për korrigjime apo shtrembërime të reja…Dauti në këtë liber na sjell edhe disa vështrime për vepra kinematografike, që autori i ka shkruar viteve më të hershme. /Indeks.mk