Ahmeti: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në kohën e rregullt të tyre, në vitin 2024

Sot, partnerët e koalicionit qeverisës në RMV kanë rikonfirmuar njëzëri qëndrimet se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në kohën e rregullt, pra në vitin 2024.

Në takimin e sotëm me partnerët e koalicionit qeverisës rikonfirmuam njëzëri qëndrimet tona se vendi ka nevojë për stabilitet politik, pjekuri dhe konzistencë vendimmarrësë për të vazhduar me sukses rrugën e integrimit, përballjen efikase me sfidat e krizës globale ekonomike dhe vazhdimin e reformave.

Mbi këto parime prioritare nënshkruajtëm Deklaratën për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në kohën e rregullt të tyre, në vitin 2024.

Fokusi ynë në këto çaste vendimtare për ardhmërinë e vendit nuk duhet të jetë gara politike, por zbatimi i pakos së masave të reja ekonomike për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve.

E ardhmja progresive e vendit është mbi çdo interes partiak, prandaj apelojmë edhe deri te opozita për reflektim racional, zhbllokim të punës së Kuvendit dhe pajtueshmëri rreth çështjeve me interes të përbashkët shtetëror për jetë më cilësore.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet