Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dje me rastin e ditëlindjes së ish kreut të PS dhe kryeministër shqiptar Fatos Nano, e ka uruar atë për 70 vjetorin e lindjes.
Sot, derisa qëndron larg politikës, gëzon ende mbështetje jo vetëm të partisë të cilën e drejtoi por edhe të popullit shqiptar.
Karizmatik, ashtu siç ishte derisa drejtonte Partinë Socialiste dhe qeverinë shqiptare, Fatos Nano vazhdon të mbetet një figurë që do të njeh historia mbarë shqiptare.
Gëzuar ditëlindjen mik, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për ty. Qofsh jetëgjatë e shëndetmir!
https://www.facebook.com/100044523937585/posts/pfbid04D7MX17LB4WnEs7hYBQ3hS9SH1ubvvv22xkdfacuGbGEF8D1qK1dVmg3HDASyexZl/