Ahmeti takon kryeministrin Abazoviç: Synimi jonë është thyerja e mureve mes vendeve të Ballkanit

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Ohër në vigjilje të Samitit të “Ballkanit të Hapur”, ka takuar edhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ahmeti ka shprehur kënaqësinë që sot në tavolinën e miqësisë në Samitin “Ballkani i hapur” u bashkëngjit edhe siç e quan ai, “miku miku ynë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq”.

Ahmeti në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se  bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Malit të zi do të vazhdojë në të gjitha fushat, raporton indeks.mk

“Shpresoj që me qasjen konstruktive të bashkëpunimit që tashmë ka vendosur Maqedonia e Veriut me Malin e Zi në të gjitha fushat, ta vijojmë dhe përparojmë bashkëpunimin në synimet për ti thyer muret e stagnimit mes vendeve të rajonit dhe për të realizuar ëndrrën e përbashkët të integrimit europian”, ka shkruar Ahmeti.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet