Ahmeti: Shqiptarët jemi dalëzotës, e jo pastrues rrugësh në Maqedoninë e Veriut

Për të katërtën ditë me radhë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar takimet me qytetarët e Gostivarit. Para banorëve të Gostivarit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se suksesi i një lëvizje varet nga përcaktimet, nëse ajo përcaktohet në anën e duhur të proceseve historike e të mëdha

Ai deklaroi se ne si shqiptarë jemi të vendosur që të rrugëtojmë në anën e duhur, aty ku promovohet demokracia.

“Aty ky promovohet, sundimi i ligjit, shteti juridik d.m.th., në anën e mirëfilltë ku të gjithë këtë që thashë më lartë, janë funksionale. Pikërisht ne si çlirimtarë dhe vazhdimësi në politikën legale, tash e 20 vite, jemi përcaktuar drejtë në anën që duhet. Jo rastësisht motoja jonë është “Bashkë për Evropë”, sepse një serë procesesh janë kryer, anëtarësimi në NATO është bërë, Marrëveshja e Ohrit ka përparuar, punët e mëdha asnjëherë nuk kanë të mbaruar, por si marrëveshje dukshëm e prekshëm është realizuar, nga simbolet deri tek universitetet. Që nga administrata deri tek institucionet tjera të shtetit. A ka ende punë, po, sigurisht ka edhe shumë punë. Një lëvizje politike siç jemi ne, sigurisht se pa ide dhe koncept e pa ekspertë nuk mund të bësh e hartosh një program e një platformë. BDI-ja ka investuar këto 20 vite në ngritje të kuadrove. Që të mos skuqemi përball vendeve, kombeve e shteteve të përparuara. Jam krenar për kuadrot që na zbardhin fytyrën, cilindo nga kuadrot qoftë ekonomikë a diplomatikë. Ata më gëzojnë, sepse ata janë pasqyra e shtetit dhe më bën të palodhshëm që ne të vazhdojmë të ecim përpara. Në këto moment që ne flasim, B.Osmani kthehet nga Ukraina. Skriningu që ka filluar tek ne u bëhet shteteve që kërkojnë të hyjnë në BE. Nuk fiton BE me anëtarësimin tonë në BE, por fitojmë ne materialisht e jo BE. Vendet e BE-së duhet të ndajnë mjete që ne t’i përafrojmë standardet me ta. Marrëdhëniet me fqinjët janë prioritet, po edhe ruajtja e stabilitetit. Prioritet tjetër është që të ketë nisma të forta në drejtim të infrastrukturës dhe kanalizimeve dhe ujërave të zeza e plehrave. Këto nisma janë në rrugë të mbarë por nuk realizohen brenda ditës. Në pranverën e hershme shpresoj që të nisin punimet për Korridorin 8. Nuk ka qenë e lehtë të fillohet Korridori 8, është edhe hekurudha që do të lidhë Shkupin me Durrësin me portin e thatë në Strugë, projekti është i hartuar me një kosto me miliona euro. Është hapur një temë e gërditshme që më kujton demonstratat e 81-shës. I shoh tani sepse po bëhet debat që unë paskam sulmuar TV, unë nuk sulmoj TV, por unë kam thënë të vërtetën, sepse gurë mbas guri bëhet kalaja, e fjalë mbas fjale, nis belaja. Sulmohen shqiptarët, por ky shtet është edhe i shqiptarëve, do drejtohet dhe drejtohet edhe nga shqiptarët, nuk jemi pastrues rrugësh, ikën ato kohëra. Nuk sharrojmë drunjtë, jemi dalëzotës dhe themi se ky shtet është edhe yni dhe kjo duhet t’i gëzojë edhe mediat e fqinjët maqedonas. Sa më shumë shteti lojal edhe qytetarët janë lojalë, nuk është fyerje kur u them kujdes se çfarë publikoni, sepse çdo reagim ka kundër reagim. Përgjegjësi ka, VMRO-ja LSDM-ja po edhe ne. Po ta kishim marr me dilemë, MO-ja, të mendoheshim nëse do ta bëjmë Shqipëri ose jo, si do dilte kjo punë. Ishin vetë maqedonasit që ma ofruan ndarjen e RMV-së, si do i ndanim varret e të parëve? Bujar Osmani e ministrat tjerë, sa i përfaqësojnë shqiptarët, i përfaqësojnë edhe maqedonasit, përfaqësojnë republikën. Asgjë e keqe nuk i ndodh shtetit kur është në BE, duke pranuar minoritetet në kushtetutë. LSDM-ja nuk është tradhtare, nuk ka patriotizëm. Ta fusësh vendin në BE është shërbim për brezat e rinj dhe atyre që do lindin, është fisnikëri. Si do përparojmë ne të izoluar. Ikën kohërat, ne shqiptarët jemi frymëzuar nga oda, sa s’ka qenë universiteti. Odat tona kanë qenë universitete. Universiteti i Prishtinës na bëri bashkë nga Ulqini deri në Strugë. Ku kemi arritur sot, s’ka menduar kush se Kosova do të jetë shtet dhe se shqiptarët do të jenë shtet-formues në RMV. Flamuri shqiptar sot është i paprekshëm dhe zyrtar. Kryetarët nëse nuk e kanë para komunave kanë dënim. Unë jam gëzuar fortë kur filluan punimet për rindërtimin e kazermave të Ilindenit, të cilat do të kthehen në universitet, kazerma e cila dikur ishte çerdhe në të cilin Mlladiqi thurte plane anti-shqiptare, por kjo është realitet. Me durim, gjakftohtësi, dhe mençuri proceset ecin përpara. A mundet më mirë, po, e mira s’ka fund”, tha Ahmeti.

Jo që unë jam kryetar, po BDI-ja është partia më me demokraci të brendshme, lëri ca flasin ata, tha Ahmeti.

“Funksionojmë për mrekulli si Brenda po edhe në institucione. Ku ka më demokraci se sa të zgjedhësh një anëtar – një votë. Ne si parti, fabrika nuk bëjmë, por mbështesim ekonominë. Ne u bëjmë siguri, nuk keni nevojë të shkoni nëpër dyer. Drejtpërdrejt kemi njerëz, për atë paguhen. Qëllimi ynë është që ta forcojmë shtetin, ekonominë dhe drejtësinë. Duke filluar nga unë ta fillojmë vetingun, që gjykata e prokurorë të jenë të pastër e të drejtë, me ekspertë nga jashtë dhe ekspertizë”.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet