Duke folur për Ballkanin e Hapur, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se këtë çështje e ka biseduar gjërë e gjatë e në mënyrë vëllazërore edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Ai tha se Edi Rama nuk është person që punon për Serbinë dhe ka mohuar akuzat që bëhen në Kosovë për kryeministrin shqiptarë.
Shtoi se Rama është patriot dhe e respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe se punon për ardhmërinë dhe forcimin e shtetit shqiptar.