Pas përfundimit të takimit Ali Ahmetit me Izet Mexhitin, Musa Xhaferin, Blerim Bexheti dhe Nevzat Bejta, kreu i integristëve ka thënë se askush nuk mund ta cenoj unitetin e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Ai ka mohuar se brenda BDI-së ka pasur “grup zjarri” ose “zjarr”.
Takimin me personat e lartë përmendur Ahmeti e cilëson normal dhe thotë se debati ka qenë në kuadër të partisë, si çdo mbledhje normale brenda partisë.
“As zjarr e as flakë. Këtë nuk e bëjmë për demonstrim se u bë diçka. Kam biseduar me bashkëveprimtarë dhe unë nuk kam qenë I veçuar”, deklaroi mes tjerash Ahmeti.


