Ahmeti në teren nga 14 janari, Grubi: Shihemi e flasim

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi njëherë edhe ministër por edhe shef i kabinetit të kreut të BDI-së, Artan Grubi nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kreu i integristëve do të fillojë takimin me strukturat e partisë nga 14 janari në përputhje me vendimin e Këshillit të përgjithshëm.

“Kryetari Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpartiakët do ti nis takimet me strukturat lokale partiake në degët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me qytetarët në komunat përkatës. Takimi i parë do të mbahet ditën e shtunë në Çegran të Gostivarit, me fillim në ora 19:00 në restoranin City. Shihemi e flasim”, ka shkruar Grubi.

Ndryshe më heret, me njoftim të ngjashëm dolën edhe nga BDI-ja.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet