Kreu i BDI-së Ahmeti sot ka marrë pjesë në promovimin e librit të Enver Hoxhajt në Prishtinë. “Përplasja e madhe – Si po e lufton Rusia – Kosovën dhe Ballkanin”, përshkruan qartë kohën e pasigurisë në të cilën gjenden jo vetëm vendet tona por edhe mbarë rajoni e më gjerë, ka theksuar Ahmeti.
Momente si këto janë ideale për promovim të veprave si kjo sot e Enver Hoxhajt, pasiqë është mirë të kthehemi e të kujtojmë atë që po kalojmë që të kemi një të ardhme më të ndritur dhe më të sigurtë.
Unë sot kisha nderin që të marr pjesë në promovimin e një vepre që flet për luftën hibride të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit, përvojat dhe situatat e ndryshme që i ka përshkruar gjatë kohëss ka drejtuar diplomacinë kosovare, e që lidhen me luftën e Rusisë kundës Kosovës.
“Përplasja e madhe – Si po e lufton Rusia – Kosovën dhe Ballkanin”, përshkruan qartë kohën e pasigurisë në të cilën gjenden jo vetëm vendet tona por edhe mbarë rajoni e më gjerë, e për këtë duhet marrë mësim që e ardhmja jonë të bëhet më e sigurtë duke punuar bashkë në rrugën europiane