Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditës ka qëndruar në Shqipëri, respektivisht në qytetin e Vlorës, në të cilin qytet po sot, u hap muzeu “Kosova”.
Ahmeti ka thënë se ndjehet i lumtur, po njëkohësisht edhe krenarë për shokët e tij të cilët si dëshmorë, po “kthehen”, në sheshin e flamurit në Vlorë, njofton indeks.mk
“Mbase shokët e mi kanë rënë me ëndrrën e madhe që të vijnë në sheshin e flamurit, por ata kanë rënë nëpër beteja dhe unë sot jam krenar sepse shokë të cilët kanë pasur shpirtin e zhuritur do të jenë këtu në muzeun e Vlorës”, tha mes tjerash Ahmeti.
Kreu i integristëve në Vlorë ishte i shoqëruar nga zv.kryeministri i parë, Artan Grubi dhe kreu i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.