Ahmeti kujton Luan Haradinajn: Është flamurtari i epopesë së lavdishme të UÇK-së

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti sot ka kujtuar heroin e kombit Luan Haradinaj duke e përshkruar figurën e tij si të lavdishme. Kishte vetëm 20 vjet kur iu bashkua rezistencës së armatosur në zonën e Dukagjinit dhe i edukuar bashkë me vëllezërit e tij të dojë atdheun më shumë se jetën, ka shkruar Ahmeti:

Postimi:

Kur jehoi fuqishëm kushtrimi për lirinë e Kosovës, fati deshti që rrugët e veprimit kombëtar të më bashkohen me një djalosh trim, bashkëluftëtarin dhe heroin e kombit Luan Haradinaj, çiltërsinë, atdhedashurinë dhe zgjuarsinë e të cilit e mbaj gjithmonë në mendje e zemër si përkujtimi më i mirë i madhështisë së amanetit për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Kishte vetëm 20 vjet kur iu bashkua rezistencës së armatosur në zonën e Dukagjinit dhe i edukuar bashkë me vëllezërit e tij të dojë atdheun më shumë se jetën, do të bëhet flamurtari i epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

24 pranverat e jetës së tij ia fali pranverës së përjetshme të Kosovës së tij!
Lavdi e përjetshme Luan Haradinajt dhe të gjithë të rënëve të lirisë!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=537520824408711&set=a.465898708237590

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet